Willian e pranon se e ka pasur të vështirë të punojë me Antonio Conten sa ishte ku i fundit trajner te Chelsea dhe shpreson që Maurzio Sarri të jet ndryshe.
Braziliani rikthimin më të mirë të karrierës së tij e ka pasur nën drejtimin e Contes, por ka zbuluar se me ish-trajnerin e Juventusit shumë shpesh e ka pasur të vështirë situatën dhe të komplikuar.
“Shpresoj se [Sarri] nuk është si Conte” tha fillimisht ai.
“Conte ishte një trajner që e kam pasur shumë të vështirë që të punojë me të. Filozofia dhe logjika e tij, ka qenë shumë e komplikuar”.
“Ka pasur disa ndeshje ku nuk kam mundur ta kuptoj. Luaja shumë mirë dhe ai më nxirrte nga loja”, ka thënë Willian për ESPN.
Willian ka ardhur te Chelsea nga Shahktari, kur në drejtim të skuadrës ishte Jose Mourinho.
Braziliani është kërkuar nga Barcelona këtë edicion, por Chelsea nuk e ka lëshuar. /Telegrafi/