Telegrafi

Willian refuzon kontratën e re nga Chelsea dhe pritet t’i bashkohet rivalit lokal të londinezëve

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Willian Borges përfundimisht do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.

Pas shtatë viteve qëndrim në klub, Willian do të largohet shkaku i kontratës së shkurtër që i ka ofruar Chelsea.

Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe kërkoi vazhdimin e saj, por Chelsea nuk i ofroi më shumë se dy vite zgjatje.

31-vjeçari ka kërkuar kontratë tri vjeçare dhe kjo është arsyeja që palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

Mediat angleze kanë raportuar se Willian do të vazhdoj të mbetet edhe për tri vitet e ardhshme në Londër, por jo si futbollist i Chelseat.

Willian. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Braziliani ka pranuar ofertën tri vjeçare të Tottenham Hotspur dhe do t’i bashkohët rivalëve të Chelseat në verë si transferim i lirë.

Tifozët e Chelseat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por braziliani kishte konfirmuar me kohë se dëshira e tij është të vazhdoj të luaj në Ligën Premier.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetsk ka refuzuar klube të mëdha si Barcelona, Juventus e Atletico Madrid për të qëndruar në Londër. /Telegrafi/