Një brazilian pritet të largohet dhe një tjetër të vije.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich duket se ka gjetur zëvendësimin e Douglas Costas i cili është pranë largimit.
Reprezentuesi brazilian, Willian Borges është dëshira e madhe e Carlo Ancelottit për ta transferuar në Munich.
Në Gjermani është raportuar se krerët e Bayernit kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm.
Willian ishte ndër lojtarët kryesor të Chelseat në fitimin e titullit të kampionit, duke shënuar tetë gola në Ligën Premier dhe duke dhuruar dy asistime.
Bayern për transferimin e tij në Munich është i gatshëm të paguajë rreth 35 milionë euro.
Kujtojmë që 28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/