Telegrafi

Willian beson në nënshkrimin e kontratës së re me Chelsean

Ylli brazilian, Willian është i sigurt për nënshkrimin e kontratë së re me Chelsean, e cila do ta zgjat qëndrimin e tij në Londër edhe për dy vite.

Sipas mediumit Daily Star, ylli brazilian i Chelseat mund të pushojë i qetë deri në fillimin e sezonit të ri, pasi qëndrimi i tij mund të zgjatet në Stamford Bridge.

Blutë kanë ofruar vetëm zgjatje njëvjeçare të kontratave për lojtarët mbi moshën 30-vjeçare, që kur David Luiz zgjati kontratën e tij, por te Williani pritet të jetë tjetër situatë.

Lexo po ashtu Vazhdon ende rivaliteti i Barcelonës me PSG-në për Willianin

Ylli i Brazilit, i cili ka qenë në shënjestër të Manchester Unitedit, PSG-së dhe Barcelonës, por ka insistuar gjithmonë të qëndrojë me Chelsean dhe kjo pritet t’i shpërblehet.

Willian dëshironte kontratë trevjeçare, por tani pritet të qëndroj deri në vitin 2021 duke pasur një rinovim dyvjeçar.

Willian duke festuar një gol së bashku me Hazardin (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Chelsea thuhet se është gati t’i mbaj lojtarët e tyre pasi ata nuk mund të nënshkruajnë me lojtarë tjerë pas dënimit të UEFA-s me dy afat kalimtare.

Cesar Azpilicueta, 29 vjeç nënshkroi kontratën e re katërvjeçare dhjetorin e kaluar, ndërsa Willy Caballero dhe Olivier Giroud kohët e fundit nënshkruan kontrata të reja njëvjeçare. /Telegrafi/