Në fillim të kësaj jave, ekspertja mbretërore Angela Levin tha se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të njoftonin mbi planet e tyre për të lëvizur në Windsor.
Princi William dhe Kate Middleton po planifikonin të zhvendoseshin në mënyrë aktive nga Pallati Kensington dhe sipas një raporti të ri, atyre mund t’iu jepej dhurata e të jetuarit në Kështjellën Windsor nga Mbretëresha, e njëjta dhuratë që Princi Harry dhe Meghan Markle me sa duket kishin dëshiruar më parë.
Por sa ndryshe do të jetë të jetosh në një apartament në Kështjellën Windsor ? William dhe Kate aktualisht banojnë në Pallatin Kensington, por thuhet se janë të etur për të lëvizur në qarkun mbretëror të Berkshire me fëmijët e tyre.
Me sa duket, Madhëria e saj në mënyrë të vendosur hodhi poshtë kërkesën e çiftit Harry dhe Meghan për të marrë vendbanimin në Windsor disa vite më parë. “Tani raportohet se po diskuton të njëjtën gjë me William dhe Kate”, shkroi Daniela.
“William dhe Kate kanë folur me miqtë e tyre të ngushtë për largimin nga Pallati Kensington, ku ndihen shumë të anashkaluar”, tha një burim mbretëror kohët e fundit për Vanie Fair, Katie Nicholl. Thuhet se ata kanë një apartament brenda Kështjellës me një mijë dhoma dhe pas diskutimeve me Mbretëreshën, ata po e konsiderojnë seriozisht këtë veprim.
Jo vetëm që ka opsione në Kështjellën Windsor, por ata do të ishin afër Mbretëreshës kështu që ka kuptim për familjen. Për t’i shtuar kësaj, familja e Kate jeton afër. Nëse transferohen në Kështjellën Windsor, do të ishte më pak se një orë larg me makinë nga prindërit e saj.
Një faktor që ndikon në lëvizjen e çiftit janë fëmijët dhe shkollimi i tyre. Lëvizja në mes të një periudhe shkollore mund të jetë e vështirë, prandaj largimi pak para Krishtlindjeve do të thotë se ata mund të fillojnë një afat të ri në një shkollë të re.
Por, cilat janë detajet e tjera nga Kështjella Windsor?
Është afër Hyde Park dhe vetëm disa minuta larg nga rezidencat e tjera mbretërore, përfshirë Pallatin Buckingham. Çifti do të jetoj në apartamentin 1A me tre fëmijët e tyre dhe thuhet se përmban 20 dhoma të ndara në katër nivele.
Fotografitë e marra nga brenda shtëpisë tregojnë tavane të mëdha dhe të gdhendura në mënyrë të ndërlikuar dhe qilima të stolisur. Shumë nga dhomat si zyrat e veçanta të Kate dhe William mburren me tone të heshtura.
Pallati mbretëror gjithashtu ka kopshte mahnitëse. Ësshtë vetëm një nga tetë parqet mbretërore dhe mbulon një sipërfaqe prej 265 hektarë. Kështjella Windsor nga ana tjetër, e cila ka qenë e banuar për gati një mijë vjet është dekoruar për t’iu përshtatur monarkëve të caktuar dhe kërkesave të tyre.
Karakteristika më mbresëlënëse e dhomës së ngrënies është tavani i gdhendur në mënyrë të ndërlikuar, i cili u restaurua plotësisht pas një zjarri të përfshirë në një pjesë të ndërtesës në 1992.
Ka të ngjarë që Princi William dhe Kate do të ri dekorojnë apartamentin e tyre për t’iu përshtatur shijeve të tyre nëse lëvizin në kështjellë. /Telegrafi/