Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Balmoral të Skocisë.
Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt të vitit 1952 dhe ka qëndruar në fron për 75 vjet, raporton skynews.
Tashmë pasues i saj është Princi Charles, i cili është Mbret i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të njihet si Charles III.
Kjo ka ndikuar edhe William dhe Kate Middleton. Llogaria në Twitter për William dhe Kate tani i referohet çiftit si Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.
Ata ishin njohur më parë si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, por tani duket se kanë marrë titujt e rezervuar dikur për Charles dhe Camilla.
Ndryshe, pasardhësi në fronin britanik përcaktohet nga prejardhja, gjinia, legjitimiteti dhe feja. Sipas ligjit të zakonshëm, kurora trashëgohet nga fëmijët e sovranit ose linja më e afërt kolaterale e sovranit pa fëmijë. /Telegrafi/