Princi William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin ndërsa po largoheshin nga varrimi i gjyshit të tyre në Kështjellën Windsor, duke theksuar që vëllëzërit u shfaqën në publik së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti.
Diskutimi i tyre erdhi pas një vendimi të improvizuar nga disa prej anëtarëve të familjes mbretërore për të ecur nëpër kështjellë, pavarësisht se makinat shtetërore ishin vendosur për ta – dhe kjo u dha kamerave një shans për të parë vëllezërit duke folur.
Rreth një orë më parë, Duka i Kembrixhit hyri në kishëz një vend përpara vëllait të tij më të vogël – dhe vëllezërit ishin ulur përballë njëri-tjetrit gjatë shërbimit, me William pranë gruas së tij, Kate Middleton.
William dhe Harry dukeshin të zymtë teksa po ecnin në heshtje pas Land Rover-it, duke mbajtur arkivolin e gjyshit të tyre ndërsa të dy kishin veshur kostume të zeza.
Humbja e gjyshit të tyre të dashur, të cilin të dy djemtë e donin shumë, mund të fillonte procesin e afrimit – por të njëjtit duket se nuk janë takuar para varrimit.
William dhe Harry ishin midis nëntë anëtarëve të familjes mbretërore që po ecnin pas arkivolit unik të gjyshit të tyre këtë pasdite.
Sot po ashtu shënohet hera e parë që dyshja janë parë së bashku që nga marsi i vitit 2020, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore.
Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta dhe detyrat mbretërore në fillim të marsit të vitit të kaluar së bashku me djalin e tyre, Archie.
Ata tashmë janë në pritje të fëmijës së dytë, të cilët në intervistën me Oprah Winfrey zbuluan se është vajzë.
Në po të njëjtën intervistë, Harry dhe Meghan ndanë edhe shumë detaje tjera të pathëna nga familja mbretërore me Markle që në një moment kishte menduar të kryente edhe vetëvrasje. /Telegrafi/