Will Smith (49) dhe Jade Smith (46) janë të martuar që 21 vjet dhe në muajt e fundit mediat e huaja kanë shkruar se çifti hollivudian është drejt shkurorëzimit.
Megjithatë, ai sërish e ka demantuar një gjë të tillë edhe përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“Unë nuk them se ne jemi të martuar. Ne jemi të vetëdijshëm se do të jemi së bashku tërë jetën. Asgjë nuk mund të na ndajë, ose të na shtyn ta përfundojmë lidhjen. Jada ka mbështetjen time deri në vdekje”, tha Will, i cili ka me gruan ka tre fëmijë – Jaden Smith, Willow Smith dhe Trey Smith.
Të dy janë një nga çiftet e pakta të famshëm të cilët kanë pranuar se kanë një martesë të hapur dhe aktorja kohët e fundit tha se beson aq shumë te bashkëshorti, sa që është i lirë të veproj pa e pyetur.
Theksojmë se aktori kohët e fundit ka qenë i përfolur tejet shumë në mediat ndërkombëtare në saje të Kupës së Botës.
Në fakt, Smith së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefin si dhe Nicky Jam kanë performuar në ceremoninë përmbyllëse të botërorit këngën, “Live It Up”.
Ndryshe, aktorin do ta shohim në muajt në vazhdim në xhirimet e një filmi të ri hollivudian të zhanrit aksion. /Telegrafi/