Site icon Telegrafi

Will Smith nuk i ka kërkuar ende falje personalisht Chris Rockut për shuplakën famëkeqe në ‘Oscars’

Will Smith ende nuk i ka kërkuar falje personalisht Chris Rockut gati një vit pas shuplakës famëkeqe të “Oscars 2022”, thotë një burim për Page Six.

Pas publikimit të shfaqjes në Netflix, “Selective Outrage” – në të cilin ai bëri shaka për shikimin e filmit të skllavërisë së Smithit “Emancipation” vetëm për ta “shih atë duke u goditur” – burimet thonë se ka edhe më pak gjasa që dyshja e njohur e Holliwoodit do të zgjidhin mosmarrëveshjet ndonjëherë.

“Will e thirri Chrisin vitin e kaluar pas Oscars, por Chris nuk e hapi telefonin. Dhe që atëherë ata nuk kanë folur”, thotë një burim.

Foto: Getty Images

Smith, 54 vjeç, ka kërkuar falje për incidentin dy herë përmes Instagramit në një deklaratë me shkrim një ditë pas shfaqjes së çmimeve në mars 2022 dhe në një video emocionuese në korrik.

“Dy faljet publike të Willit ishin të gjitha për të shpëtuar reputacionin e tij”, pohon burimi.

“Will nuk i ka kërkuar falje personalisht Chris Rock – dhe Chris nuk e pret një gjë të tillë”, tha tutje ky burim.

Foto: Getty Images

Burimi gjithashtu mohon një raport të fundit të revistës People që pretendonte se Rock zgjodhi të filmonte shfaqjen e tij në Baltimore, sepse Pinkett Smith, 51 vjeç, u rrit atje.

“Ai performoi atje pesë herë vitin e kaluar dhe ai e do audiencën”, shpjegon burimi.

Lexo po ashtu Chris Rock flet në detaje për shuplakën famëkeqe të Will Smithit, tallet me aktorin dhe tradhtinë e Jada Smith me shokun e djalit të tyre

“Zgjedhja e vendit të ngjarjes nuk ishte sepse Chris ka qenë i fiksuar pas Jada-s për 30 vjet, siç pretendohej. Kjo është për shkak se ai ndihet rehat në vend dhe audiencë”, u tha tutje.

Foto: Reuters

Smith, i cili fitoi çmimin ‘aktori më i mirë’ për “King Richard” disa momente pasi goditi Rock në skenë, dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në përgjigje të reagimit që mori.

Akademia më pas ia ndaloi yllit të filmit të marrë pjesë në ngjarjet e saj për 10 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version