Will Smith ka mohuar pretendimet e bujshme se këngëtari August Alsina ka qenë në një lidhje dashurie shumëvjeçare me gruan e tij, aktoren Jada Pinkett Smith.
The Sun njoftoi që përfaqësuesi i Will i quante raportet si ‘të gabuara’, ndërsa një zëdhënës i Jada mohoi pretendimet për Page Six, duke i quajtur ato ‘absolutisht jo të vërteta’.
MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues për komente të mëtejshme por nuk ka marrë ndonjë përgjigje, shkruan DailyMail transmeton Telegrafi.
August, 27-vjeçar, ka thënë se ishte i dashuruar me Jada, 48-vjeçe, duke shtuar, “Unë u ula me Will Smith dhe bëra një bisedë për shkak të transformimit nga martesa e tyre në partneritet jetësor… ai më dha bekimin e tij”.
Sipas Page Six, ishte djali i Jadas, Jaden, 21-vjeçar, i cili e prezantoi me August në vitin 2015.
Ky i fundit shtoi se kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe se ishin në pushime së bashku me familje një vit më vonë, gjersa ishin të pranishëm bashkë edhe në “BET Awards 2017”.
“Unë ia përkushtova vetes, i dhashë vetën time të plotë, aq shumë sa të mund të vdisja tani dhe të jem në rregull me të ditur që vërtet ia dhurova dikujt”, ka thënë ai.
Derisa Alsina pretendon se afera zgjati me vite, nuk dihet se cila ishte periudha kohore për këtë.
Jada është martuar me Will që nga viti 1997 dhe tanimë janë prindër të Jaden dhe vajzës Willow.
Will ka edhe një djalë Trey, 27-vjeçar, nga martesa e tij me Sheree Zampino.
August aktualisht është duke promovuar albumin e tij të ri “The Product III:stateofEMERGEncy” dhe ka një dokument të ri në YouTube “StateofEMERGEncy: The Rise of August Alsina”. /Telegrafi/