Site icon Telegrafi

Will Smith e ndjek Era Istrefin, zbulon titullin e këngës së Botërorit

Tashmë është bërë zyrtare se himni i botërorit për kombëtaret e futbollit do të publikohet më 25 maj.

Pjesë e këngës do të jetë Will Smith, Nicky Jam si dhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cila tashmë ka publikuar disa prej imazheve të xhirimeve të klipit.

Por, aktori hollivudian ka shkuar edhe më tej duke ia bërë “tagg” këngëtares sonë në postimin e DJ Diplos, i cili është duke punuar këngën gjersa ka zbuluar titullin e këngës.

Kjo e fundit do të titullohet “One life to live (Një jetë për tu jetuar)” dhe do të sillet ditën e premte.

Theksojmë se himni zyrtar i botërorit do të performohet në finalen e madhe, e cila pritet të ndiqet nga dy miliardë teleshikues.

Lexo po ashtu Era Istrefi shfaqet atraktive në xhirimet e klipit për Kampionat Botëror

Kujtojmë se në vitin 2014 Pitbull dhe Jennifer Lopez kanë performuar “We Are One” ndërsa Shakira performoi “Waka Waka” në përmbylljen e kampionatit të vitit 2010.

Ndryshe, Era është duke punuar edhe në projekte të tjera muzikore, që do t’i sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version