Martesa e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith duket se po shkon drejt divorcit pasi çifti “mezi” flasin me njëri-tjetrin pas skandalit në “Oscars 2022”.
Aktori i “King Richard” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve goditi me shuplakë Chris Rockun, pasi ky i fundit u tall me kokën e rruar të Jadas.
Pavarësisht raportimeve e diskutimeve të mëdha rreth kësaj çështje, tensioni mes çiftit duket se është në rritje.
Revista Heat raportoi se: “Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme”.
“Kanë pasur probleme ndër vite, por ata mezi po flasin tani”, tha një burim pranë tyre.
“Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre sipas ligjit të Kalifornisë”.
“Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e shoëbizit dhe do të zgjasë më shumë se ai i Angelinas dhe Bradit”, shtoi burimi.
Will i kishte kërkuar falje publike Chrisit duke shkruar: “Dhuna në të gjitha format e saj është shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme”.
Lidhur me incidentin, aktorit të famshëm iu ndalua pjesëmarrja në “Oscars” për 10 vjet.
Në një rrëfim të bërë më herët, Jada kishte thënë se nuk kishte dashur të martohej me Willin kurrë. /Telegrafi/