Telegrafi

Will Ferrell theu tavolinën në emisionin e popullarizuar dhe i bleu mbetjet

(Foto: Screenshot/YouTube/The Late Late Show)

Aktori hollivudian, Will Ferrell, theu tavolinën e prezantuesit të famshëm, James Corden, në transmetimin e tij të fundit të ‘The Late Late Show’.

Në programin e fundit të emisionit të famshëm, krahas komikut të famshëm, ishte i ftuar edhe këngëtari dhe aktori Harry Styles.

Lexo po ashtu Harry Styles thotë se grupi “One Direction” mund të ribashkohen në të ardhmen

Edhe pse gjatë pjesëmarrjes së tyre ofruan histori interesante për ngjarjet aktuale në jetën e tyre, Ferrell padyshim që la gjurmë me detyrën që pasoi.

Gjegjësisht, aktori solli një çekiç në emision për ta thyer tavolinën e prezantuesit. Ndërsa po e thyente atë, Corden dhe Styles e përcillnin në atë që po bënte. Kur mbaroi më në fund, tavolina ishte e papërdorshme dhe e copëtuar.

Lexo po ashtu James Corden zbulon se u largua nga “The Late Late Show” për të kaluar kohë me familjen

Arsyeja pse e bënë këtë është se ishte episodi i fundit i ‘The Late Late Show’, pasi drejtuesi vendosi t’i përkushtohej familjes pas tetë vitesh karrierë.

Corden ka thënë se dëshiron t’i përkushtohet më shumë gruas dhe fëmijëve, sepse ka punuar shumë në dekadën e fundit. /Telegrafi/