Deontay Wilder është i bindur se mund të rimarrë rripat e titullit në peshën e rëndë që humbi ndaj Tyson Fury në luftën e dytë, pasi dyshja do ta zhvillojnë meçin e tretë të shtunën në mbrëmje.
Wilder ka dhënë arsye të ndryshme pse e humbi luftën e dytë, përfshirë atë që Fury ka ka mashtruar, por britaniku i quajti spekulime që vijnë nga një njeri i sëmurë.
Amerikani është një nga luftëtarët më të mirë të brezit të tij dhe humbja e tij e vetme në karrierë ka ardhur nga Fury.
Si i tillë, ai mendon se mund të mund rivalin e tij.
“Ju nuk dini asgjë, nuk dini ta rrëzoni askënd dhe nuk keni fuqi nokaut”.
“Unë jam ai që e mbrojti titullin 10 herë”.
“Kjo këtu është hakmarrje, shpagim. Të gjitha”, ka thënë amerikani. /Telegrafi/
https://twitter.com/MTKGlobal/status/1445872178067476484