Deontay Wilder është boksieri që të gjithë duan të shikojnë përballë Anthony Joshuas.
Por, që kjo të ndodh amerikani së pari duhet ta mbrojë titullin e WBC-së në pesha të rënda ndaj Tyson Furyt më 1 dhjetor.
Dhe normalisht para këtij meçi Wilder është i ftuar në shumë emisione pasi dy konferencat e para për media kanë përfunduar.
32-vjeçari ishte i ftuar në televizionin spanjoll, Nacion ESPN, për të folur rreth përballjes së tij të ardhshme dhe gjatë një pjese të emisionit i kërkohet të godas maskotën.
Normalisht ishte fjala për një goditje të lehtë, por këtë nuk e logjikoi boksieri amerikan.
Wilder e goditi aq fortë maskotën sa që personit brenda saj ia theu nofullën, por pasi e kuptoi se çfarë ka bërë tha se nuk e ka logjikuar se kishe një njeri brenda kostumit.
Rekordi i boksierit amerikan në 40 përballje është: 40 fitore, 39 me nokaut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=USWQ-BS4GsY