Site icon Telegrafi

Wilder thotë se mezi pret rimeçin: E keni parë Furyn më të mirë, por akoma nuk më keni parë mua

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka konfirmuar se e ka në plan të ndeshet sërish me Tyson Furyn pas barazimit kundërthënës në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Britaniku i dominoi raundet më Staples Center, mirëpo nuk arriti të shpallej fitues, pasi amerikani e rrëzoi dy herë dhe në këtë mënyrë e mbrojti titullin WBC.

Pas meçit të dy boksierët shprehën dëshirën për t’u ndeshur, ndërsa kjo gjë tashmë është konfirmuar nga ‘Bomberi i bronztë’.

Fury dhe Wilder gjatë duelit në Las Vegas (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Gjyqtari Jack Reiss është një gjyqtar i mrekullueshëm, me të cilin e kam pasur rastin të punoj në disa raste dhe ka bërë punë të shkëlqyer. Dhe në fund të fundit, fiton boksi”.

Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

“Tifozët janë fituesi i vërtetë dhe mezi pres duelin ‘Wilder-Fury 2’. Për t’u dhënë funt fjalëve kundërthënëse njëherë e përgjithmonë!”, ka shkruar 33-vjeçari në Instagram.

Pos raundit në të nëntë dhe të 12, britaniku bëri një punë të shkëlqyer duke iu shmangur goditjeve të fuqishme të amerikanit, ndërkohë që merrte vazhdimisht pikë.

Ashtu që performanca e Furyt i ka lënë përshtypje edhe kampionit në fuqi të WBC-së.

“Nuk mora asgjë nga ky meç, por ne e fituam këtë duel. Ju e patë Furyn më të mirë, por jo edhe Wilderin më të mirë, por megjithatë unë ia dola ta kryej punën”, ka theksuar boksieri nga Alabama. /Telegrafi/

Exit mobile version