Telegrafi

Wilder tha se dëshiron të vrasë dikë brenda ringut, Joshua i përgjigjet: Unë lutem për shëndetin e kundërshtarit

Foto: SportBible

Anthony Joshua i është përgjigjur Deontay Wildert, teksa ky i fundit kishte thënë se dëshiron të vras dikë brenda ringut.

Pasi britaniku fitoi ndaj Joseph Parker dhe shtoi titullin e WBO-së në koleksionin e tij, tani sytë i ka nga ai i WBC-së.

Për ta arritur këtë duhet të përballet me kampionin Wilder, i cili tash e disa kohë është duke i kërkuar ‘AJ’ një përballje.

Lexo po ashtu Joshua bën shaka sikur Wilder e thërret në telefon, promotori i ‘AJ’ thotë se nuk është kontaktuar asnjëherë – “Bombarduesi i Bronztë” i demanton me një video në rrjetet sociale

Wilder kohë më parë kishte thënë se dëshiron të vrasë dikë në ring dhe këto komente shokuan botën e sportit dhe nuk mbetën pa u komentuar as nga Joshua në konferencën për media pas triumfit në Cardiff.

“Dua një kufomë në rekordin tim”, ka thënë Wilder që në 40 meçe nuk ka asnjë humbje (39 nga meçet i ka përfunduar me nokaut).

Deontay Wilder i buzqeshur teksa nokautoi Luis Ortizin me 3 mars 2018 në Barclays Center, New York (Foto: Getty Images)

“‘Bombarduesi i Bronztë’, ai dëshiron (një kufomë). Gjithmonë i them njerëzve se kur jam në ring, jam ‘Bombarduesi i Bronztë’ dhe kur jam ai, është çmenduri. Nuk më bën për asgjë dhe çdo gjë ndryshon, nuk bëhem nervoz, nuk frikësohem dhe nuk kam ndjenja përball njeriut me të cilit duhet të përballem”.

“Këtu kam ardhur për një gjë, të nokautoj dhe të shkojë në shtëpi. Me fuqinë që kam është e lehtë për ta bërë”, ka thënë Wilder para një dueli të mundshëm me Joashuan.

Lexo po ashtu Wilder i përgjigjet Joshuas, pranon përballjen: Çfarë vjedhje, Parker kampioni i vërtetë

Britaniku në konferencën për media nuk përtoi të jap mendim për fjalët e Wilder, duke thënë se ato i takojnë atij, por ai nuk do të vriste kurrë të birin e dikujt në ring: “Jam i sigurt se ajo (nëna e Joshuas), është e lumtur që unë jam mirë dhe nuk kam vdekur. Mund të vdesësh në ring? Kështu së paku ka thënë Wilder!”.

“Wilder është Wilder, unë nuk dua një kufomë në rekordin tim. E them lutjen time të shkurtë në këndin tim, lutem për sukses dhe për shëndetin e kundërshtarin. Lutem që ai të jetë shendosh posa të largohet nga ringu”, ka thënë Joshua.

Lexo po ashtu Joshua jeton në banesë me nënën, pavarësisht se është pronari i një ville mbi gjysmë milioni euro dhe shumë veturave luksoze (Foto)

Kjo deklarat nga Joshua është ppërshëndetur nga të gjithë pasi është tregues si ai nuk është vetëm një sportist, por edhe njëri i madh. /Telegrafi/