Telegrafi

Wilder: Të gjithë e duan duelin e madh ndaj Joshuas, por janë disa gjëra që duhet t’i bëjmë paraprakisht

Deontay Wilder (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndeshet me Anthony Joshuan në të ardhmen, gjatë konfirmimit të duelit të tij me Dominic Breazeale.

Kampioni i WBC-së do ta mbrojë titullin e tij më 18 maj në Barclays Center të New Yorkut kundër Breazeale, i cili ka vetëm një humbje (nga Anthony Joshua).

Deontay Wilder ndeshet me Dominic Breazeale më 18 maj (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Nuk ka dyshim se e gjithë bota e boksit e do meçin ndërmjet Wilderit dhe Joshuas që mund t’u sjellë përfitime mbi 100 milionë dollarë dy kampionëve të botës – ndërsa për këtë gjë është i vetëdijshëm edhe boksieri amerikan.

Lexo po ashtu Deontay Wilder e mbron titullin në maj kundër Dominic Breazeale

“Të gjithë duan ta shohin duelin e madh. Nuk ka nevojë të them se çfarë është ajo përballje, por të gjithë e dinë se çfarë është”.

“Por, fillimisht, janë disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Ai (Breazeale) është sfidues i detyrueshëm dhe nuk mund ta anashkaloj. Duhet t’i marrim duelet një nga një, prandaj shijojeni këtë”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/