Deontay Wilder nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet të boksit, madje as nuk mund të stërvitet shkaku i lëndimeve që ka pësuar në trilogjinë me Tyson Furyn.
Bronze Bomber u rrëzua në raundin e tretë, derisa në të 11-in u nokautua nga Gypsy King, për të humbur përfundimisht titullin WBC në peshat e rënda.
Fury po ashtu u rrëzua dy herë brenda raundit të katërt, mirëpo mrekullisht arriti të ngritej sërish në këmbë për ta mbyllur me sukses meçin.
Komisioni i Atletikës në Nevdad, ka bërë të ditur se Wilder do të jetë i suspenduar për gjashtë muaj, në mënyrë që të rikuperohet nga lëndimet e pësuara.
Në anën tjetër, Fury do të jetë jashtë ringut për 45 ditë, pasi po ashtu ka pësuar lëndime, mirëpo jo aq serioze sa amerikani.
Është hera e parë që Wilder pëson humbje të njëpasnjëshme, pas 43 luftërave që ka zhvilluar në karrierën e tij. /Telegrafi/