Është lufta që nuk e dëshironte askush, por duhet të ndodh prapë se prapë.
Deontay Wilder do të mbrojë për herë të gjashtë titullin në WBC për pesha të rënda ndaj ish-kampionit Bermane Stiverne në Barclays Center të Brooklyn, New Yorkit.
Në përballjen e tyre të parë në janar të 2015, Wilder fitoi me pikë pas vendimit unanim të gjyqtarëve. Me këtë rast kjo ishte fitorja e parë me pikë, 37 të tjera në karrierë i përfundoi me nokaut.
Por, pas këtij takimi Stiverne u detyrua të kalojë disa ditë në spital për dehidrimit të madh dhe lëndim të muskujve. Kjo është lufta e parë e tij nga fitorja me pikë ndaj Derric Rossy në 14 nëntor të 2015. Kurse, Wilder ka zhvilluar pesë meçe, të gjitha me nokaut.
Stiverne është 39-vjeçar, kurse Wilder 32, ndërsa më poshtë keni parashikimin e ‘FightNights’ raund pas raundi:
Raundi 1:
Wilder do i qaset luftës me një ashpërsi dhe shpejtësi më të madhe se në takimet tjera. Kjo për t’i treguar se është i nervozuar me anulimin e meçit ndaj Luis Ortiz, kjo pasi kubani u largua nga gara për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. Në sekondat e fundit Stivern do të rrezohet pasi një gjuajte ballore me të djathtën nga Wilder. Por, ish-kampioni mbijeton edhe në këtë raund.
Fitues me pikë: Wilder 10-8
Raundi 2:
Stiverne merr edhe një goditje në nofull dhe pastaj një seri goditjesh të forta. Në rast se vazhdon kështu fundi nuk do të jetë edhe larg.
Fitues në pikë: Wilder 20-17
Raundi 3:
Stiverne nuk ka asgjë për të humbur dhe i vërsulet Wilderit me një breshëri goditjesh të ulëta. Nga kjo merr zemër dhe i lëshon Wilderit një të djathtë të fortë, por boksieri 32-vjeçar i qëndron mirë. Kur të gjithë menduan se Wilder është lodhur, ai lëshon një të djathtë të fuqishme në fund të raundit dhe rrëzon kundërshtarin.
Fitues në pikë: Wilder 30-26
Raundi 4:
Stiverne tenton të sulmojë, por në fund e gjen vetën të rrëzuar, arrit të ngrihet para se gjyqtari të përfundojë numërimin deri 10, por nuk është në gjendje të vazhdojë.
Fitues:
Wilder me nokaut teknik në raundin e katër. /Telegrafi/