Telegrafi

Wilder i shpall luftë Joshuas: Eja lufto me mua, mos ik (Foto/Video)

Në një videomesazh ishte Wilder ai që kërkoi nga Joshua të mos i ikë duelit të shumëpritur.

Deontay Wilder i ka dërguar një mesazh sfidues Anthony Joshuas duke i thënë eja “luftojmë ose mbylle gojën”.

Boksieri 32 vjeçar që mbrojti titullin në WBC të shtunën e ka postuar një video në Instagram ku i ka kërkuar meç Joshuas.

“Anthony Joshua, ti e di që po vijë për ty”, ka thënë fillimisht Wilder nga një palestër boksi.

“Nuk është nevoja të flasim për vitin e ardhshëm, apo atë pas tij, apo për 2020”.

Deontay Wilder në aksion (Getty Images)

“2018 është koha kur ti duhet të shqetësohesh”.

“Ti thua se nëse njerëzit e duan, e do edhe ti. A e do? Apo ke agjenda të fshehura? A po fsheh ndonjë gjë?”

“Ne jemi për të luftuar, kështu që ose lufto, ose mbylle. Promotori juaj (Eddie Hearn) flet shumë. Ai thotë se do të më rrezoj mua për tre raunde? Ta shohim”.

Joshua dhe Takam pas ndeshjes (Getty Images)

“Jam gati që të shkatërroj, do të jem kampion i peshave të rënda do të shkatërrojë. A je gati për sfidë?”, ka thënë ai në video.

Wilder e mposhti Bermane Stiverne që në raundin e parë për të mbrojtur titullin në WBC, ndërsa titujt në WBA dhe IBF, mbahen nga Joshua.  /Telegrafi/