Deontay Wilder është kthyer në palestër dhe po përgatitet për rikthimin e tij në boks, por fansat mendojnë se ai nuk duhet të anashkalojë ushtrimet e këmbëve.
“Bronze Bomber” nuk është parë që nga humbja e tij e dytë ndaj Tyson Fury për të përfunduar trilogjinë e tyre në tetor 2021.
Pasi mendoi për pension, ish-kampioni i peshave të rënda të WBC-së tani po stërvitet për një rikthim në ring dhe ndërsa amerikani ka një kornizë më të hollë, fansat nuk mund ta besojnë se sa të dobëta janë këmbët e tij.
36-vjeçari ka pasur gjithmonë krahë të mëdhenj e muskuloz që së bashku me hapjen e tij të madhe të krahëve gjenerojnë fuqi të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ai kurrë nuk ka pasur këmbë të dobëta. Në fakt, Wilder u ankua se këmbët e tij ishin komprometuar falë kostumit ekstravagant që kishte veshur në ring për luftën e tij të dytë me Furyn.
Që kur u kthye në stërvitje, Wilder ka qenë duke u stërvitur me bashkatdhetarin Michael Hunter dhe ai u takua me kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou në Institutin e Performancës të UFC-së në Las Vegas.
Wilder nuk ka ende një kundërshtar në mendje apo një datë, por ai është gati të rigjallëroj karrierën e tij – dhe kjo nuk është për paratë.
“Patjetër që po mendoj të kthehem”, deklaroi Wilder. “Kjo është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë dhe t’i vendosim gjërat. Mendoj se (mund të jetë) një rikthim për karrierën time”.
“Nuk ka të bëjë me gjërat financiare, nuk më duhet të kthehem më në boks në jetën time. Unë kam rregulluar jetën time”, shtoi ai.
Dereck Chisora e ka përmendur shpesh emrin e Wilder, por luftëtarët si Dillian Whyte ose humbësi i duelit mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk do të ishin të gjithë opsione për të. /Telegrafi/
Good to meet you today @BronzeBomber 🥊💣 pic.twitter.com/3Ts2Z4JvCl
— Francis Ngannou (@francis_ngannou) August 3, 2022