Site icon Telegrafi

Wilder reagon në rrjetet sociale: Rroftë sa më gjatë mbreti

Deontay Wilder duke pozuar me rripat e tij pas fitores ndaj Luis Ortiz (Foto: Getty Images)

Deontay Wilder i njohur ndryshe si ‘Bombarduesi i Bronztë’ ka reaguar edhe në profilet e tij në rrjetet sociale pas fitores ndaj Luis Ortiz.

Boksieri amerikan ka luftuar ndaj atij kubanez në ndeshjen e vlefshme për titullin e kampionit të WBC-së për pesha të rënda.

Në fund ‘Bombarduesi i Bronztë ka arritur të fitoi ndaj Ortiz në rundin e 10 me nokaut teknik, duke e mbrojtur kështu titullin e WBC.

Lexo po ashtu I pandalshmi Wilder fiton edhe ndaj Ortiz, i tregon botës edhe një herë se është i gatshëm për Joshuan

Kjo fitore e ka quar Wilderi në një rekord të madh prej 40 fitoreve nga po kaq ndeshje, duke qenë kështu i pamposhtur, ndërsa 39 fitore kanë ardhur me nokaut.

Grinta e fitores (Getty Images)

Me këtë rast, amerikani ia shkaktoi Ortizit humbjen e parë në karrierë pas 28 fitoresh që kishte nga 28 përballje (24 me nokaut).

Wilder mbetet e i pamposhtur (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Wilder ka thënë se është i gatshëm të takohet me Anthony Joshua për unifikimin e titujve, teksa e cilësoi veten si njeriun më të rrezikshëm në botë apo edhe njeriu më i keq në planet.

Lexo po ashtu Wilder: Jam njeriu më i rrezikshëm në planet, që tani jam i gatshëm për Joshuan

Por, kjo nuk ka mjaftuar dhe ‘Bombarduesi i Bronztë’ e ka cilësuar veten edhe Mbret në postimin e fundit në profilin privat në Facebook, duke i uruar vetes jetë sa më të gjatë.

“Rroftë sa më gjatë mbreti”, ka shkruar Wilder në Facebook-un e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version