Telegrafi

Wilder i reagon Furyt: Ta kam ndryshuar jetën, bëhu burrë dhe respektoje marrëveshjen për rimeç

(Foto: Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder ka kërkuar nga Tyson Fury që të bëhet burrë dhe ta respektojë klauzolën për trilogjinë mes tyre.

Dy boksierët u ndanë baras në meçin e parë, ndërsa në të dytin fitoi britaniku, i cili ia mori amerikanit titullin WBC në muajin shkurt.

Wilder ka listuar një sërë arsyetimesh për atë humbje dhe mezi pret që të hakmerret ndaj Gypsy King në duelin e tretë mes tyre.

(Foto: Getty Images/Guliver)

Derisa Fury ka thënë se është shqetësuar për mirëqenien e rivalit të tij, Deontay ka reaguar duke thënë se nuk do asgjë tjetër, pos një meç të radhës me të.

Lexo po ashtu Tyson Fury më në fund i përgjigjet teorisë së Deontay Wilderit për mashtrim në rimeçin mes tyre

“Hej, Tyson Fury, mos u shqetëso për mua, unë jam mirë, i bekuar. E vetmja gjë që dua nga ti është që ta respektosh marrëveshjen dhe të ndeshesh me mua”.

“Të dhashë dy mundësi kur nuk kam pasur nevojë dhe ta kjo ta ndryshoi jetën. Tash është koha të bëhesh burrë dhe të ma japësh mundësinë ashtu siç jemi marrë vesh”, ka shkruar Wilder në rrjetet sociale. /Telegrafi/