Site icon Telegrafi

Wilder premton se do ta mposhtë Ortizin “në mënyrë shkatërruese”

Deontay Wilder duke e rrëzuar Luis Ortizin (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, ka thënë se do ta fitojë rimeçin ndaj Luis Ortiz në një mënyrë shkatërruese.

Boksieri amerikan fitoi ndaj kubanezit në duelin e parë të zhvilluar në Barclays Center të Brooklynit në mars të vitit 2018, ndërsa më 23 nëntor do të ndeshet sërish me të në MGM Grand në Las Vegas të Nevadës.

Lexo po ashtu Luis Ortiz: Dueli ndaj Wilder do të mbyllet me nokaut, njëri nga ne do të përfundojë në dysheme

Gjatë një prononcimi për Sky Sports, 34-vjeçari është pyetur se si e parashikon rimeçin ndaj kundërshtarit të tij 40 vjeçar.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të jetë (një triumf) në mënyrë shkatërruese”, ishte përgjigja e ‘Bomberit të Bronztë’, i cili planifikon të vazhdojë ta mbrojë titullin e tij.

Wilder vazhdon të jetë i pamposhtur në 42 duele, ku ka regjistruar 41 fitore (40 me nokaut) dhe një barazim (atë ndaj Tyson Furyt).

Ndërsa Luis ‘King Kong’ Ortiz numëron 31 fitore (26 me nokaut) dhe një humbje, pikërisht nga Deontay. /Telegrafi/

Exit mobile version