Përballja më e madhe në boks për pesha të rënda për t’u bërë kampion i unifikuar është një hap afër për t’u bërë realitet në vitin 2018.
I pamposhturi në WBC, Deontay Wilder, e ka pranuar ofertën nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn.
Wilder në 40 meçe nuk ka asnjë humbje, ndërsa 39 fitore i ka me nokaut e ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale.
Wilder Agrees Two-Fight Joshua Deal, Per Reports https://t.co/2RwxK0ciPf pic.twitter.com/JnrpZi5upg
— BoxingScene.com (@boxingscene) June 11, 2018
Por, e gjitha kjo është konfirmuar edhe nga menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel.
“Jemi pajtuar me kushtet që Eddie na ka ofruar për një meç në Britani të Madhe”.
“Deonatay ka pranuar përballjen ne Britani të Madhe dhe të dielën i ka dërguar email Joashuas, ndërsa unë sot Barry Hearn dhe Eddie. I kamë thënë se pranojmë meçin me kushtet e tyre dhe kështu munden të na dërgojnë kontratën”, ka thënë Finkel për ESPN.
Besohet se palët janë pajtuar që të ketë ri-meç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht se kush fiton në përballjen e parë të tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pPAnM36t09w