Deontay Wilder është deklaruar i dëshpëruar pas humbjes nga Tyson Fury në kuadër të divizionit ËBC në kategorinë e peshave të rënda.
Boksieri amerikan u mposht nga britaniku në meçin e tretë në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.
Humbja e Wilderit nga erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.
Pas humbjes, ‘Bombarduesi i Bronztë’ është deklaruar i zhgënjyer.
“Unë bëra çmos, por nuk ishte aq mirë sonte. Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Wilder pas meçit.
“E di se në stërvitje ai bëri gjëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se ai nuk erdhi me 125 kilogramë për të qenë një balerin”.
“Ai erdhi të më mbështetej, të përpiqej të më ashpërsonte dhe ia doli mbanë”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/