Jemi në prag të fillimit të duelit me Tyson Furyt dhe Deontay Wilder për titullin WBC-së dhe tashmë ky i fundi ka mbërritur në arenën Staples Center, Los Angles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Amerikani nuk ishte i vetëm, ai përveç pjesëtarëve të skuadrës u shoqërua edhe nga e fejuara e tij, Telli Swift.
33-vjeçari si kampion aktual që është me vete kishte marrë valixhen e titullit WBC.
Ky do të jetë dueli i 41-të i tij si profesionit, deri më tani ai është i pamposhtur, ku nga 40 fitore, 39 i ka me nokaut.
Por, këtë herë amerikani nuk do ta ketë aspak lehtë pasi si kundërshtar ka gjithashtu njeriun që nuk është mposhtur kurrë deri më tani.
Fury ka 27 fitore, ku 19 nga ato i ka përfunduar para kohe, vlen të theksohet se po flasim për njeriun që fituar edhe ndaj Wladimir Klitschkos.
Në rast se Wilder fiton atëherë në të ardhmen mund të përballet me Anthony Joshuan, por në rast se ai humbet, ka drejtën e rimeçit me Furym. /Telegrafi/
#BombZquad 💣💣 #WilderFury: https://t.co/qz57cYneJO pic.twitter.com/86VIFT1YDi
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) December 2, 2018