Telegrafi

Wilder konfirmon se nuk do ta ndjekë debutimin 15 milionë dollarësh të Furyt në WWE

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder nuk do ta ndjekë nga afër debutimin e Tyson Furyt në WWE, në duelin që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Boksieri britanik i befasoi të gjithë me vendimin për të ndërruar sport, ashtu që me 31 tetor do të ndeshet me Braun Strowman në evenimentin e njohur si ‘Crown Jewel’.

Dhe derisa të gjithë janë të befasuar me vendimin e Gipsy King, kjo nuk i bën përshtypje kampionit të WBC-së, i cili ka të caktuar një rimeç me Furyn në shkurt të vitit të ardhshëm.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Ata do të jenë në Arabinë Saudite për këtë, por jo unë. Nuk fluturoj deri atje për diçka të tillë. Unë do të jem në kamp (duke u stërvitur)”.

“Po, ai është duke i bërë paksa reklamë rimeçit, por po flet në WWE sikur të jetë kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda. Ti nuk je kampion i botës në kategorinë e rëndë”, ka deklaruat Wilder për SunSport.

Ndryshe, është raportuar se për debutimin e Tyson në WWE, janë në lojë 15 milionë dollarë (13.5 milionë euro). /Telegrafi/