Site icon Telegrafi

Wilder kërcënon Joshuan: Unë jam më i forti dhe më i frikshmi në botë (Foto/Video)

Deontay Wilder ka kërcënuar Anthony Joshuan dhe i ka porositur se ai do të dëshmojë se është më i miri, më i frikshmi dhe më i forti në boksin botëror.

Wilder në orët e hershme të mëngjesit të së dielës përballet me Bermane Stiverne për herë të dytë.

Face Off i Wilder dhe Stiverne.

Stiverne është i vetmi që deri tash Wilderit ka arritur t’i bëjë ballë pa u nokautuar, kur Wilder fitoi me verdikt të gjyqtarëve, gjë për të cilën tash Wilder thotë se s’ka nevojë.

Një fitore do ta mbante Wilderin në rrugë drejt një dueli unifikues me super kampionin, Anthony Joshua.

“Ka qenë rrugë e gajtë për mua. Kam pasur ngritjet dhe rëniet e mia. Ngritjet që i kam festuar, por rëniet kanë dhembur më së shumti. Krejt kjo më ka sjellë deri këtu”.

https://www.youtube.com/watch?v=mo-WbNU4_yM

“Gjithë ajo që kam dashur ka qenë që të dëshmoj se jam më i miri. Unë jam më i forti. Jam më i frikshmi. Rekordi flet vet për mua”, u shpreh Wilder.

Wilder dhe Joshua pritet të përballen në vitin 2018 çka konsiderohet dueli më i madh i boksit në botë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MxFUJRB13EA

Exit mobile version