Site icon Telegrafi

Wijnaldum zbulon arsyen pse zgjodhi PSG-në para Barcelonës

Georginio Wijnaldum ishte lojtari që Barcelona shpresonte të nënshkruante për sezonin 2021/22, por holandezi refuzoi shansin për të punuar me Ronald Koeman përsëri në favor të një kalimi te Paris Saint-Germain.

Ish-mesfushori i Liverpoolit ishte në dispozicion si një transferim falas – diçka që Barcelona ka përfituar tashmë këtë verë – dhe u pa si një objektiv ideal për katalanasit.

Megjithatë, Wijnaldum në fund vendosi të kalojë në Parc des Princes duke refuzuar Barcelonën dhe tashmë ka zbuluar arsyen e zgjedhjes së tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: PSG konfirmon transferimin e Wijnaldumit

“Ishte e vështirë”, ka thënë fillimisht Wijnaldum për vendimin e tij.

“Unë isha duke negociuar me Barcelonën për katër javë. PSG ishin pak më të shpejtë dhe projekti që ata kishin më tërhoqi”.

“Ishte një vendim i vështirë sepse Barcelona ishte shumë e interesuar për mua”.

Lexo po ashtu Deklarata e Wijnaldum për kapitullin e ri në karrierën e tij

“Ato janë dy klube të mëdha dhe do të dëshiroja të luaja për të dyja, por, në fund të fundit, unë zgjodha PSG-në”.

“Ishte lehtësim të isha në gjendje të merrja vendimin para Euro 2020”, përfundoi mesfushori holandez. /Telegrafi/

Exit mobile version