Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka shpjeguar arsyen e marrjen së fanellën me numër 5.
Numri 5 është mbajtur tradicionalisht nga ata që luajnë në mbrojtje, por kohëve të fundit ka ndryshuar shumë ideja e marrjes së numrave për shkak të pozitës.
Njëri nga ta është edhe mesfushori holandez, Wijnaldum, i cili e mban fanellën me numër 5, një herë te Newcastle dhe tani te Liverpool.
“Numri i pestë është një numër me të vërtetë i veçantë për mua”, ka thënë Wijnaldum në një transmetim ‘live’ në Instagram.
“Ishte numri im me fat kur isha i ri, por edhe sepse lojtari im i preferuar, Zinedine Zidane, ishte duke luajtur me numrin pesë”.
“Unë isha vërtet i lumtur që mund ta filloja karrierën time profesionale me fanellën me numër 5”.
“Që atëherë kam luajtur me numrin 5 te Newcastle dhe kur erdha në Liverpool, klubi e kishte ruajtur numrin pesë për mua. Isha vërtet i lumtur me këtë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/