Telegrafi

Wijnaldum tregon arsyejen pse zgjodhi Liverpoolin

Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum është transferimi më i ri i Liverpoolit.

‘Tulipani’, shkëlqeu në stinorin e tij të parë në Ligën Premier me Newcastlen dhe ka kompletuar transferimin e tij te Liverpool.

‘The Reds’, kanë paguar rreth 35 milionë euro për transferimin e mesfushorit të talentuar në ‘Anfield’.

Pasi ka nënshkruar me Liverpoolin, Wijnaldum ka treguar edhe arsyejen pse zgjodhi këtë skuadër para Romës.

“Arsyeja është Jurgen Klopp. Ai duket një njeri i madh nga jashtë dhe jam kurioz ta shoh se si punon”.

“Gjithmonë kam qenë një adhurues i Klopp pasi pasioni i tij për lojën është i veçantë. Ai i jep motiv të madh skuadrës dhe jam i lumtur që jam këtu”, deklaroi Wijnaldum. /Telegrafi/