Site icon Telegrafi

Wijnaldum i ofrohet Romës, Giallorosët e duan vetëm si huazim

Georginio Wijnaldum do të largohet nga Paris Saint Germain pas vetëm një viti qëndrim në kryeqytetin francez.

Mesfushori holandez nuk ka arritur të siguroj një vend në formacionin bazë të parisienëve dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Edhe klubi francez i ka bërë të qartë lojtarit se nuk bën pjesë në planet e tyre dhe Wijnaldum tani po shqyrton ofertat.

Megjithatë lajmet e fundit që vijnë nga Franca thonë se menaxherët e futbollistit e kanë ofruar atë te Roma.

Jose Mourinho e pëlqen shumë futbollistin holandez dhe po mendon afrimin e tij, por problemi mbetet tek paga e lartë e lojtarit.

Giallorosët janë të gatshëm ta marrin vetëm si huazim holandezin, në mënyrë që PSG t’ia paguajë gjysmën e pagës dhe Roma gjysmën tjetër.

Dy skuadrat janë në bisedime dhe po mundohen të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Aktualisht Wijnaldum fiton 17 milionë euro bruto në sezon, shumë që për kampionatin italian është jashtëzakonisht e lartë.

31-vjeçari sezonin e kaluar është paraqitur në 38 ndeshje në të gjitha garat me PSG-në kryesisht si zëvendësues, duke shënuar tre gola e duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version