Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum është po nxiton për të përfunduar transferimin e tij te Roma, sipas raportimeve në Itali.
Reprezentuesi holandez është shfaqur një objektiv kryesor për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, por ka të ngjarë të ketë disa pengesa për arritjen e një marrëveshjeje.
Raportimet në Francë sugjerojnë se Wijnaldum nuk është në planin e trajnerit të ri të PSG-së, Christophe Gaultier.
Il Corriere dello Sport raporton se ai është i etur për një lëvizje te Roma dhe dëshiron që marrëveshja të zgjidhet shpejt.
Wijnaldum iu bashkua PSG-së vetëm 12 muaj më parë në një transferim të lirë pasi u largua nga Liverpooli.
Raportimi bën të ditur se Roma beson se mund ta huazojë mesfushorin pa pagesë dhe me gjysmën e pagës së tij të paguar nga parisienët.
Megjithatë, raportimi shton më tej se skuadra e Ligës Premier, Everton është gjithashtu e interesuar për Wijnaldum. /Telegrafi/
#Roma, #Wijnaldum ha fretta: ecco quando si chiude 🔴 https://t.co/ZsCYdjM45Q
— Corriere dello Sport (@CorSport) July 26, 2022