Site icon Telegrafi

Wijnaldum: Nuk jam plotësisht i lumtur te PSG

(Foto: Instagram/gwijnaldum)

Georginio Wijnaldum ka pranuar se nuk është plotësisht i lumtur te Paris Saint-Germaini, pas fillimit të vështirë në Parc des Princes.

Holandezi iu bashkua klubit francez gjatë verës që lamë si transfer i lirë pas largimit nga Liverpooli.

Ai ishte ndër lojtarët kyçë në triumfet e Redsave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, mirëpo nuk ka arritur të ketë ndikim të njëjtë te PSG në fillimin e sezonit 2021/2022.

(Foto: Instagram/gwijnaldum)

“Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur. Situata nuk është ajo që kam dashur. Kam luajtur shumë në vitet e fundit, kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe kam luajtur mirë”.

Lexo po ashtu Nga Messi te Ramos dhe Donnarumma - PSG prezanton top pesë blerjet e verës në stadiumin e stërmbushur me tifozë

“Kjo është diçka ndryshe dhe kam filluar të mësohem. Mezi e kam pritur hapin e ri dhe pastaj ndodhi kjo. Është shumë vështirë”.

“Ky është futbolli dhe më duhet të mësoj që t’ia dal mban. Unë jam luftëtar. Duhet të mbetet pozitiv dhe të punoj shumë për t’i ndryshuar gjërat”, ka deklaruar mesfushori në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gwijnaldum)
Exit mobile version