Roma mund të mbetet pa mesfushorin e saj Miralem Pjanic, por si duket e ka gjetur zëvendësimin e tij.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia kanë të bëjnë pikërisht me mesfushorin holandez Georginio Wijnaldum i cili është cak i Romës.
LEXO MË SHUMË: Lajmet e fundit rreth transferimeve
Për situatën e klientit të tij dhe interesimin e Romës ka folur edhe agjenti i lojtarit, Humphrey Nijman.
“Wijanldum momentalisht është i qetë. Pas largimit të Newcastles në një rang më të ulët, tani po mendojmë për të ardhmen”.
“Transferimi te Roma? Roma është një klub i madh, ndër klubet më të mëdha në Evropë dhe interesimi i tyre na bënë krenar. Të shohim pas disa ditëve se çfarë do të ndodh”, deklaroi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/