Mesfushori Georginio Wijnaldum ka thënë se ekipi i tij, Liverpooli, mund të përfundoj sezonin me triumfin e dyfishtë, në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Liverpooli është lider në Ligën Premier dhe shihet si favoriti kryesorë për të fituar titullin këtë sezon.
Megjithatë, Reds shihet si arrë e fortë edhe në Ligën e Kampionëve dhe Wijnaldum shpreson që ekipi i tij të fitojë dy trofetë.
“Ndoshta Liga Premier sepse ka më shumë ndeshje dhe nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë fillimisht Wijnaldum.
“Vërtet me mund të fitojmë dy trofetë, por të dyja janë shumë të vështira. Ne kemi besim në atë”.
“Jurgen Klopp na thotë të shkojmë vetëm ndeshje pas ndeshjes. Është e vështirë sepse fundi i sezonit nuk është shumë afër dhe të gjithë po flasin për të”.
“Ne gjithashtu nuk duam të injorojmë atë, është normale për mjedisin, por si një ekip, ne nuk merremi me të”.
“Një herë i pyeta shokët e skuadrës që do të luajmë Manchester City kundër, ata nuk e dinin”, përfundoi mesfushori holandez. /Telegrafi/