Telegrafi

Wijnaldum: Bashkëlojtarët e Liverpoolit e dinë pse po largohem, së shpejti do t’ua shpjegoj edhe fansave

Mesfushori në largim nga Liverpool, Giorginio Wijnaldum u ka premtuar tifozëve një shpjegim pse po largohet nga Anfield pas disa vite të suksesshme.

Jashtë kontratës në fund të muajit, Wijnaldum pritet të nënshkruajë për PSG-në kur skadon marrëveshja e tij.

Megjithatë, largimi i tij është bërë temë e debatit pasi holandezi ka qenë titullar fiks në formacionin e Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Wijnaldum ‘tradhton’ Barcelonën, vendos të transferohet te PSG

Por, vet Wijnaldum ka lënë të kuptohet se është një arsye e fortë pse ai po largohet nga Anfield dhe bashkëlojtarët e tij e dinë tashmë.

“Unë duhej të luftoja me lot në ndeshjen time të fundit, sepse unë vetë nuk e prisja që gjithçka të ishte kështu”, ka thënë fillimisht Wijnaldum për Voetbal International.

“Ende kam shumë emocione, sepse e kuptoj që tashmë kam luajtur ndeshjen e fundit për Liverpoolin. Shumë tifozë më pyesin pse nuk mund të shkoja thjesht dhe të pranoja kontratën që u ofrua. Por, sigurisht, kjo nuk është e vetmja pikë”.

Lexo po ashtu Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime

“Gjërat ndodhin prapa skenave që unë nuk mund t’i kontrolloj, sepse unë jam një lojtar. Unë do ta shpjegoj këtë pas Evropianit, sepse tani vetëm ekipi kombëtar ka rëndësi”.

“Dua të them se stafi në qendrën stërvitore, stafi i klubit dhe shokët e ekipit donin që unë të qëndroja. Unë u thashë atyre më shumë. Pas kësaj, ata e kuptuan plotësisht vendimin tim. Kjo është e rëndësishme për mua”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/