Boksieri i peshave të rënda, Dillian Whyte, është tallur me anglishten e Deontay Wilder, duke e krahasuar atë me karakterin komik, Borat (i luajtur nga Sacha Baron Cohen).
Amerikani kishte mbajtur një konferencë për media, duke folur edhe për Anthony Joshuan, mirëpo që theksi i tij në gjuhën angleze ka rrëmbyer vëmendjen e Whyte.
Wilder që vjen nga Alabama, kishte shndërruar theksin e tij në britanik, duke thënë: “Ata dëshironin të qëndronin në Angli. Tifozët në Angli besojnë se ata e meritojnë që përballja të zhvillohet atje”.
What an absolute weapon #TOOL #COMPLETETOOL pic.twitter.com/eVUngVGN64
— Dillian Whyte (@DillianWhyte) May 18, 2019
Por, Whyte nuk humbi shumë kohë për t’u tallur me 33-vjeçarin, rreth theksit të tij britanik. 31-vjeçari ka shkruar një fjali në videon e publikuar në profilin e tij në Twitter: “Çfarë arme absolute”. Ndërkaq, ai nuk ishte i vetmi person që u tall me Wilderin në rrejtët sociale, pasi të njëjtën gjë e bënë edhe tifozët e tij.
Wilder do të përballet në orët e para të mëngjesit të të dielës (me orën tonë) me Dominic Breazeale, ndërsa u ka premtuar tifozëve të tij se do të përballet shumë shpejt edhe me Anthony Joshuan. /Telegrafi/