Dillian Whyte po shpreson që Anthony Joshua ta mposhtë Andy Ruizin dhe të ketë shansin për rimeç ndaj bashkëkombësit të tij.
Britaniku kishte një ecuri të mirë në karrierën e tij, por në vitin 2015 ishte nokautuar në raundin e shtatë nga Joshua.
Tani, Joshua do të shpresoj në fitore ndaj meksikano-amerikanit, pasi humbi më 1 qershor të këtij viti.
Britaniku do të takohet me Ruizin më 7 dhjetor në Arabinë Saudite, derisa në pyetje do të jenë tre titujt e peshave të rënda si, WBA, WBO dhe IBF.
Whyte ka thënë se shpreson që Joshua të fiton dhe të ketë një ripërballje me të.
“Është një përballje në peshat e rënda, çfarë mund të them? Mund të them ‘Hej, ai (Joshua) do ta fitojë atë përballje apo çfarë do tjetër’, nuk e di. Shpresoj që Joshua ta fitojë këtë”, ka thënë britaniku në Sky Sports.
“Ju asnjëherë nuk e dini. Humbja nganjëherë të bën më të fortë. Nganjëherë humbja të dobëson”.
“Ai mund të fitoj dhe shpresoj që të fitojë. Dua ta kem edhe një përballje me të, por të shohim çfarë do të ndodhë me meçin e tij”, ka shtuar më tej Whyte.
Në rast se Joshua fiton ndaj Ruizit, atëherë do të pret fituesin nga përballja në mes të Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit që zhvillohet në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/