Dillian Whyte ja ka tërhequr vërejtjen Anthony Joshuas se nuk do ta presë më për një rimeç të kategorisë së rëndë.
Kredencialet e Whyte për të luftuar me Joshuan për të gjithë titujt e kategorisë së rëndë u inicuan kur ai e mposhti Derek Chisoran të shtunën.
Por, prioriteti i Joshuas është Deontay Wilder dhe kjo mund të ndikojë që rivalët e vjetër të boksit britanik të mos ballafaqohen shpejt.
“Unë nuk jam zëvëndësuesi. Unë nuk e pres atë. Ai është kampioni dhe njeriu që dua ta luftoj, por nuk do të pres”.
“Unë nuk dua këtu të pres për tri vite. Unë do ta bëj gjënë time. Karriera ime nuk varet prej tij. Me të nuk marrin fund e as nuk fillojnë gjërat”.
“Unë nuk do ta pres këtë gjënë pa sens mes këtyre tre boksierëve”, deklaroi Whyte.
Të dy boksierët janë takuar edhe më herët ku ka triumfuar Anthony Joshua, por ata mbeten rivalë të ashpër në boksin britanik. /Telegrafi/