Meçi i planifikuar i Anthony Joshua me Dillian Whyte është afruar, pasi ky i fundit tashmë e ka nënshkruar kontratën që të ndeshet me rivalin e tij më 12 gusht.
Bisedimet ishin shtyrë për shkak të kërkesës së AJ për klauzolën njëvjeçare të rimeçit, mirëpo kanë përparuar duke e hequr atë klauzolë.
Sky Sports (transmetuar nga Daily Mail) njofton se marrëveshja është arritur të dielën dhe në javët në vijim pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar.
Nëse dueli zhvillohet, atëherë do ta rikthejë rivalitetin e dy britanikëve të peshave të rënda që po zgjat më shumë se një dekadë.
Për herë të parë, ata u ndeshjen si amatorë në vitin 2009, kur 20-vjeçari Whyte e mposhti Joshuan me vendim anonim, tri vite para se Anthony ta fitonte medaljen e artë olimpike në Londër.
Kampioni i dyfishtë i botës u hakmor në vitin 2015 duke ia shkaktuar Dillianit humbjen e parë në karrierë dhe e mori titullin britanik të peshave të rënda me nokaut në raundin e shtatë.
Pas meçit ndaj Whyte (në gusht), Joshua pritet ta zhvillojë duelin e shumëpritur me Deontay Wilder në Arabinë Saudite kah fundi i vitit. /Telegrafi/