Kategoria e peshave të rënda ka marrë një kthesë të re pas vendimit të fundit nga divizioni WBC.
Dillian Whyte e ka një mundësi të madhe që të luftojë për titullin e kampionit të botës nëse triumfon ndaj suedezit Otto Wallin më vonë këtë muaj.
Britaniku aktualisht mban rripin e përkohshëm , mirëpo asnjëherë nuk ka dueluar për një titull të vërtetë të botës.
Edhe pse ka kaluar vitet të tëra në maje të boksit, atij nuk i është dhënë mundësia dhe gjithmonë është anashkaluar nga kampionët.
Kësaj radhe, ËBC ka konfirmuar se fituesi i duelit ndërmjet Whyte dhe Wallin do ta ketë shansin të ndeshet me triumfuesin e meçit të madh ndërmjet Fury dhe Wilder.
Porse, ai mund të anashkalohet sërish nëse kampioni i ri i WBC-së vendos për meçin e unifikimit të titujve me Oleksandr Usyk. /Telegrafi/