Site icon Telegrafi

Whyte kërkon përballjen me fituesin e meçit Wilder – Fury

Dillian Whyte është rikthyer fuqishëm në boks, pasi në fundjavën e kaluar e mposhti Mariusz Wach.

Boksieri britanik ishte suspenduar nga boksi për shkak se kishte rezultat pozitiv në testet e antidopingut.

Whyte dëshiron që të rikthehet sërish në majat e boksit dhe po planifikon që të luftojë për titullin WBC.

Dillian Whyte (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Ky titull aktualisht është në pronësi të Deontay Wilderit që do të përballet në shkurt të vitit 2020 me Tyson Furyn.

Lexo po ashtu Deklarata e Whyte pas fitores: Kam përjetuar një ferr në muajt e fundit

Cili prej ta ja del të triumfojë në atë përballej, atëherë do të përballet me Whyten që është mandatari i parë.

Britaniku ka thënë se do ta sfidojë edhe Anthony Joshuan për titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pas fitores që e arriti ky i fundit ndaj Andy Ruizit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version