Një kompani bukurie ka gjetur veten në telashe pasi në faqen e saj ka postuar për një tatuazh të ri të Oprah Winfrey, por që në fakt ishte aktorja mjaft e njohur Whoopi Goldberg.
Në natën e Oscarëve tapeti i kuq është gjithçka, kështu që nuk është çudi shkruan DailyMirror që kompanitë e bukurisë të përfshihen në këtë event.
Por menjëherë vuajnë pasojat e gabimeve të tyre. Gjatë kalimit në tapetin e kuq, Total Beauty bën një postim për tatuazhin secret të “Oprah”.
“Nuk e dinim që Oprah paska bërë tatuazh, por na pëlqen”, ka shkruar kompania në faqen e saj duke postuar edhe një foto të Whoopi.
Por postimi u kthye menjëherë në një llogari në Twitter, me hashtagun #ThatsNotOprah (ajo nuk është Oprah). Kompanisë iu desh të kërkonte falje. Por edhe pse postimi u fshi, ai ishte fotografuar dhe u bë viral menjëherë.