Russell Westbrook, Oklahoma City Thunder, ka thyer një rekord mbrëmë në NBA, i cili prej shumëkujt konsiderohej si i paprekshëm.
Oklahoma ka shënuar fitore bindëse kundër Milwaukee Bucks me rezultat 110:79.
Fundori organizator ka thyer rekordin e legjendarit Oscar Robertson për numrin e “triple-double” brenda sezonit, transmeton Telegrafi.
Westbrook brenda vetëm 22 minutave arriti të realizoi 12 pikë 13 kërcime dhe po aq 13 asistime, e cila gjë e vendos basketbollistin amerikan në vendin e dytë për nga shpejtësia e arritjes së ‘triple-double’.
Gjithashtu, ky ishte ‘triple-double’ i 41 sezonal për Westbrook, i cili ka pohuar se “Kjo ishte padyshim një natë e veçantë për mua dhe kurrë nuk do të harrojë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UyU8CJPrDQc