Oklahoma City Thunder dhe Washtington Wizards kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare mes vete.
Të udhëhequr nga Russell Westbrook, Oklahoma ka triumfuar me rezultat 121-112 ndaj Wizards që ishte fitorja e gjashtë radhazi.
Që nga fillimi i ndeshjes Thunder ishin në epërsi, madje në çerekun e dytë epërsia shkoi deri në 19 pikë.
Russell Westbrook pati një paraqitje fantastike në këtë takim duke qenë më meritori për këtë fitore.
MVP i stinorit të kaluar shënoi 46 pikë, pati gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime në fitoren e 28 të Thunder.
Me paraqitje të mirë te vendasit u dallua edhe Paul George me 18 pikë e katër asistime, ndërsa Carmelo Anthony shtoi 13 pikë të tjera e pati tetë kërcime.
Ndeshje mjaftë të mirë zhvilloi edhe Breadley Beal tek mysafirët që shënoi 41 pikë pati shtatë asistime e 12 kërcime por të pamjaftueshme për fitoren e Wizards.
Pas kësaj fitore, Oklahoma mbetet në pozitën e pestë në konferencën perëndimore me 28 fitore e 20 disfata.
Përballje e bukur ishte edhe në Oracle Arena të Okland ku kampioni në fuqi Golden State Warriors mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 126-113.
Vendasve në asnjë moment nuk iu rrezikua fitorja pasi nga fillimi i ndeshjes deri në fund ishin në epërsi.
Kevin Durant bëri ‘Triple Double’, në këtë takim me 28 pikë, 11 asistime e 10 kërcime ndërsa kontribuoi edhe me tri bllokada.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe dyshja Steph Curry e Klay Thompson që shtuan nga 25 pikë të tjera.
Karl Anthony Towns shënoi 31 pikë e bëri 11 kërcime por të pamjaftueshme për fitoren e Timberwolves.
Pas kësaj fitore, Golden State vazhdon të mbetet në pozitën e parë në Perëndim me bilanc 39-10 në të mirë të fitoreve, ndërsa Timberwolves ndodhet në pozitën e katërt me 31 fitore e 20 disfata. /Telegrafi/
Rezultatet:
Miami Heat – Sacrametno Kings 88-89
https://www.youtube.com/watch?v=kMZ8C3Ke63k
Golden State Warriors – Minnesota Timberwolves 126-113
Oklahoma City Thunder – Washington Wizards 121-112
Denver Nuggets – New York Knicks 130-118
https://www.youtube.com/watch?v=x-GKIwhF0HY