Kanye West është larguar nga emisioni i Piers Morgan pas një zënke me drejtuesin, por është kthyer sërish për ta vazhduar bisedën.
Reperi sfidoi moderatorin duke e quajtur ‘Karen’ dhe i ofroi këshilla sesi të bëhet i pasur si ai.
Situata ishte e tensionuar, sepse Kanye nuk shprehu keqardhje për atë që kishte thënë për hebrenjtë, megjithëse më vonë kërkoi falje për fjalët e tij.
Piers ka treguar se reperi ishte larguar nga intervista në skenat që do të shfaqeshin në TalkTV këtë të premte.
Në një video të publikuar, Piers e pyeti Westin: “Tani të vjen keq që thua hebrenjtë?”.
“Jo, absolutisht jo… absolutisht jo”, u përgjigj Kanye.
Tensioni u rrit kur Kanye pyeti: “Pierce, sa para vlen tij?”
“Fatkeqësisht, jo aq sa ti”, pranoi Piers.
Kanye ia ktheu: “E drejtë, prano këshillën time dhe mund të bëhesh më i pasur.
Piers u përgjigj: “Pse duhet të të dëgjoj?”, duke shtuar: “Unë nuk jam ‘Karen’ dhe nuk do t’ju censuroj”.
U deshën gati dy orë që ai të kërkonte më në fund falje, pasi ishte larguar nga intervista në mes të emisionit.
Pasi fillimisht refuzoi të kërkonte falje për komentet e tij antisemitike, West më vonë tha: “Unë do të them, më vjen keq për njerëzit që lëndova me ‘mashtruesin e vdekjes’ (postimin antisemit)… Ndjehem sikur shkaktova lëndime dhe konfuzion, dhe më vjen keq për familjet e njerëzve që nuk kishin asnjë lidhje me traumën që kisha kaluar dhe që përdora platformën time ku thoni: ‘lëndo njerëz lëndo njerëz’ – ‘lëndoj njerëzit lëndojnë njerëzit’ – dhe unë kam qenë i lënduar. /Telegrafi/