Telegrafi

West Side Family publikojnë këngën “E jemja”

Grupi i njohur West Side Family kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“E jemja” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është punuar nga Elgit Doda dhe Alban Kondi.

Ndërsa për tekstin janë kujdesur Armir Shahini, Fabian Basha, Elgit Doda dhe Alban Kondi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë dhe veror.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Chill Pro.

Foto nga klipi “E jemja” (YouTube)

West Side Family janë rikthyer viteve të fundit me prurje të reja në muzikë, gjersa nuk mungon angazhimi i tyre edhe në koncerte.

Ndonëse i pranishëm më në këtë jetë nuk është shtylla e dikurshme e grupit, Dr. Flori, prapëseprapë WSF vazhdon rrugëtimin drejt muzikës, duke çuar deri në fund dëshirën dhe amanetin e të ndjerit. /Telegrafi/